Akuzohet për ngacmim seksual të një 14-vjeçareje, arrestohet 61-vjeçari në Kavajë

Shqipëria

Akuzohet për ngacmim seksual të një 14-vjeçareje, arrestohet 61-vjeçari në Kavajë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një 61-vjeçar në Kavajë është arrestuar me akuzën për ngacmim seksual të të miturve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 14 vjeçare.

Ndërkohë në Tiranë, shtetasi K. J., 31 vjeç,  ka bërë kallëzim në polici  të martën se në biznesin e tij bar-kafe në rrugën “Njazi Meka” dy persona të paidentifikuar,  në gjendje të dehur, i kanë thyer derën e xhamit të lokalit dhe duke i nxjerrë jashtë ambienteve të lokalit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.

Po me datë 29 qershor u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J. H., 17 vjeç,  pasi në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me sende të forta shtetasin S. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat