Dje s’pranuan takimin me Lelin/ Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvillojnë mbledhjen para teatrit

Shqipëria

Dje s’pranuan takimin me Lelin/ Këshilltarët e Bashkisë së Vlorës zhvillojnë mbledhjen para teatrit

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:16
Dritan Lelit

Ende nuk është krijuar një urë komunikimi mes këshilltarëve të bashkisë së Vlorës dhe kryetarit të bashkisë Dritan Lelit.

Anëtarët e këshillit bashkiak ashtu siç kishin paralajmëruar janë mbledhur sot për të zhvilluar mbledhjen në ambientet e teatrit “Petro Marko”, por dyert  janë mbyllur sërish.

Anëtarët e Këshillit bashkiak, kanë vendosur që ta zhvillojnë mbledhjen jashtë teatrit, në ambient të hapur.

Këshilli Bashkiak i Vlorës një ditë më parë nuk pranuan të shkonin në mbledhje pasi u thirrën nga Leli, ndësa ai u shpreh se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhjet e mëparëshme për shkak të agjendës së planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat