Nard Ndoka ankohet për zgjedhjet, komentuesit e tallin

Shqipëria

Nard Ndoka ankohet për zgjedhjet, komentuesit e tallin

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 22:02
Nard Ndoka

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, duket se ende nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit edhe pse kanë kaluar 2 muaj.

Gjithashtu duke e lidhur edhe me atmosferën e futbollit duke qenë se të gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer Euro2020, ai vihet në kërkim të një "gjykatësi të drejtë".

E për këtë shprehet përmes një statusi në Facebook se prania e VAR në zgjedhje do të sillte tjetër rezultat. 

"Sikur të kishte VAR më 25 Prill, rezultati do ishte ndryshe!," shkruan ai. 

Megjithatë komentuesit kanë nisur të tallen me të në përgjigjet e tyre.

"Imagjino sikur te kishte pas qe ne vitet 90...," shkruan një prej tyre. 

"Kishte VAR Nard! Po ishte VARi K***," shkruan një tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat