Lirohet nga detyra drejtori i rëndësishëm në Policinë e Shtetit

Shqipëria

Lirohet nga detyra drejtori i rëndësishëm në Policinë e Shtetit

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:36
Gjovalin Loka

Është liruar nga detyra Gjovalin Loka, drejtor i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Abcnews.al mëson se atij i është komunikuar lirimi gjatë ditës së sotme.

Burime bëjnë me dije se Loka është liruar nga detyra për shkak të ristrukturimit në organigramën e Policisë së Shtetit. Loka është larguar nga kjo detyrë dhe do të emërohet në një post tjetër.

Burime bëjnë me dije se Loka është liruar nga detyra për shkak të ristrukturimit në organigramën e Policisë së Shtetit. Loka është larguar nga kjo detyrë dhe do të emërohet në një post tjetër.

Ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit u paralajmëruan edhe më herët nga ministri i Brendshëm Bledi Cuçi, ndërkohë që gjithçka ndodh pas disa ngjarjeve të rënda kriminale që kanë tronditur opinionin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat