Ballkani Perëndimor pa roaming, reagon Bushati: Kur ka vullnet politik ka bashkëpunim rajonal

Shqipëria

Ballkani Perëndimor pa roaming, reagon Bushati: Kur ka vullnet politik ka bashkëpunim rajonal

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:07
Ditmir Bushati

Në Ballkanin Perëndimor nis sot zbatimi i komunikimit pa roaming dhe për ish minsitrin e Jashtëm Ditmir Bushati kjo tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ka vullnet politik.

Në një postim në rrjetet sociale Bushati thotë se është rezultat i prekshëm në kuadrin e procesit të Berlinit ku Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit dhe BE janë lehtësues të këtij procesi.

“Sot është dita e parë e #romanginfree në Ballkanin Perëndimor. Një rezultat i prekshëm për qytetarët në kuadrin e Procesit të Berlinit që tregon se bashkëpunimi rajonal sjell përfitime kur ekziston vullneti politik.

Faleminderit Rcc dhe BE për lehtësimin e këtij procesi!”, shkruan Bushati në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat