Ylli Manjani reagon për vendimin Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Ylli Manjani reagon për vendimin Gjykatës Kushtetuese

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 19:39
Ylli Manjani

Avokati i njohur Ylli Manjani ka bërë një reagim lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizuar pikën 3 të nenit 162 të Kodit Zgjedhor.

Postimi i Manjanit

Në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjen e vendimit ende të paarsyetuar të Gjykatës Kushtetuese për nenin 162.3 të kodit Zgjedhor.

Nuk është profesionalisht korrekt të komentohet një vendim ende i pa arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese.

Gabimi në koment mund të jetë shumë i madh nëse nisemi thjesht nga dispozitivi i vendimit.

Deri tani dimë se Gjykata ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 162 të Kodit Zgjedhor. Por ai nen ka eehe 3 paragrafë të tjerë që nëse lexohen pa pikën 3, del që listat nuk janë të hapura 100%, siç nxitojnë komentuesit publike.

Përkundrazi heqja e pikës 3, I MBYLL listat me 100%.

Ja pra një gabim që bëhet nga leximi i cunguar.

Gabimi i dytë i madh është tendenca për ta zbatuar këtë vendim mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Është gabim ky arsyetim sepse ne nede nuk e dimë vullnetin e Gjykatës për ti dhënë apo jo fuqi prapavepruese vendimit të saj. Zakonisht vendimet e Gjykatës nuk kanë fuqi prapavepruese.

Ndaj të mos nxitohemi. Të presim zbardhjen e atij vendimi.

Përndryshe gabimet janë të pashmangshme.

Janë gabine që keqorientojnë opinionin publik, për fat të keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat