Analisti befason me deklaratën e tij: Demokracinë në Shqipëri nuk e sjell as SHBA as BE

Shqipëria

Analisti befason me deklaratën e tij: Demokracinë në Shqipëri nuk e sjell as SHBA as BE

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:51
Shqipëri

I ftuar në një interviste televizive, analisti Enton Abilekaj, deklaroi se sot Shqipëria është në sistem hidrid. Ai theksoi se po shikojmë se në vend po instalohet një regjim.

“Demokracinë në Shqipëri nuk e sjell SHBA dhe BE. Jemi në sistem hibrid e mund të instalohet regjim. Rruga që po shkon qeveria është ajo e regjimit. Ka regjime si Bjellorusia, Kazakistani, Rusia, ku arrestohen gazetarët pse flasin kundër qeverisë.

Ne jemi duke parë si po instalohet në bashkëpunim me krimin. Ne kemi edhe vende në Europë që nuk janë demokraci. Orban është i preferuari i Merkelit.

Perëndimi nuk është më gjithçka, s’mund të presim dot që ata të na ndihmojnë për demokracinë, por Perëndimi është e vetmja rrugë që kemi, që të mos shkojmë në lindje”, u shpreh Abilekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat