Thumana/ Rama: Po merr formë qyteza e Rilindjes

Shqipëria

Thumana/ Rama: Po merr formë qyteza e Rilindjes

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 08:59
Edi Rama

Vijon akoma procesi i rindërtimit në të gjithë zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Thumana është një ndër zonat që banorët presin me padurim mbylljen e rindërtimit për ti dhënë fund vuajtjes së shkaktuar nga prishja e banesave të tyre.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Thumana, ndërsa shkruan se po merr formë qyteza e Rilindjes.

“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë qyteza e Rilindjes, me 14 pallate dhe 158 shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, është shprehur më parë se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat