Ambasadori italian, Bucci: BE të japë sinjal të fortë për rajonin, veçanërisht për Shqipërinë

Shqipëria

Ambasadori italian, Bucci: BE të japë sinjal të fortë për rajonin, veçanërisht për Shqipërinë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:19
Fabrizio Bucci

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Shkodër.

Ai ka dhënë edhe një deklaratë për mediat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndërsa u shpreh i zhgënjyer që Shqipëria nuk mori një përgjigje pozitive për rrugën drejt BE-së, shtoi se kjo tashmë është vetëm një çështje kohe. Më tej theksoi se ka ardhur momenti që BE të japë sinjal të fortë për rajonin, veçanërisht për Shqipërinë.

 “Për ne është një zhgënjim që Shqipëria nuk mori dritën jeshile për integrimin në BE. Ne e kemi mbështetur që në fillim the integrimin dhe hapjen e negociatave dhe do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë. Megjithatë tashmë është vetëm çështje kohe.

Integrimi i Shqipërisë nuk është me çështje e Shqipërisë, por një çështje që i përket Europës”, tha ai, duke shtuar se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e përcaktuara. Ne do të kërkojmë tek BE që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së.

Mendoj se përgjigja është jo sepse në të gjitha vitet e fundit kërkesa për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë shkuar se bashku, pra është një problematikë që lind nga procedurat që shkaktohen nga aplikimi i dy vendeve njëkohësisht”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat