Çuçi i skandaleve, që pas vrasjeve përshëndet Policinë

Shqipëria

Çuçi i skandaleve, që pas vrasjeve përshëndet Policinë

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:35
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është bërë i gjallë sërish sot, po këtë radhë nga rrjetet sociale, si në rubrikat e dikurshme “Përshëndetje nga ekrani”, duke falënderuar Policinë për operacionin “Shpirti”

Por shpirti i ish-gruas së tretë të kryeministrit, Edi Rama, duhet ta dijë, derisa del publikisht se në këtë operacion kanë qenë edhe forca të huaja si Anti-Mafia Italiane, Dea amaerikane dhe  Eurojust.

Pra nuk ka qenë vetëm Policia shqiptarë, të cilët qytetarët po i vriten nën hundë.

Shpirti i ish-gruas së tretë të kryeministrit, Edi Rama, me kufoma që i rëndojnë mbi supe pa iu dridhur qerpiku, pasi skandalizoi pak ditë më parë, duke mos marrë asnjë përgjegjësi për krimet e ndodhura vend, del dhe flet për një proces vetë-pastrimi.

Në një kohë që është ai i pari, që duhej të ishte larguar nga Ministria e Brendshme. Është i pari që duhej të kishte dhënë llogari për përgjakjen e vendit nga Jugu në Veri.

Por, me kufomat që gati po i hyjnë në zyrë del dhe flet për pasuri të sekuestruar dhe goditje të grupeve kriminale.

Po, ku e kishte këtë Polici, kur katër persona, ndërmjet tyre një 20 vjeçar, që kishte ditën e parë të punës u masakrua në Velipojë?

Përse nuk u parandalua kjo ngjarje?

Ku e kishte këtë polici që sot qenka bërë për lëvdata, ku një familje me katër emigrantë u copëtuan në rrugë, në një aksident që mund të ishte parandaluar, pasi drejtuesi i automjetit ishte i skeduar edhe më herët.

“Ky është edhe një proces, nga ata që nuk e meritojnë të jenë në radhët këtyre agjencive, e do të përgjigjen para ligjit. 

 Hetimi i mirë-koordinuar me autoritetet italiane dëshmon kapacitetet në rritje të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që janë sot partnerë dinjitozë në luftën kundër krimit të organizuar, që nuk njeh kufij. Aksioni, shembull i ruajtjes së konfidencialitetit, megjithë kompleksitetin e tij.  

 Pasuri të dyshuara me burim aktivitetin kriminal janë sekuestruar gjatë këtij operacioni, për të goditur financat e grupeve kriminale dhe kthyer këto pasuri, në të mira publike për qytetarët tanë.Të tjera rezultate domethënëse do të ketë në luftën me paligjshmërinë“, ka shkruar Çuçi në rrjete sociale.

Një zyrtar i shtetit, siç është Ministri i Brendshëm,  që paguhet me taskat e qytetarëve dhe që nuk mban përgjegjësi për jetën e qytetarëve, merr guximin dhe shkruan për drejtësi dhe pastrim të institucioneve.

Absurditetet në këtë vend, duket se s’do të mbarojnë kurrë, dhe rastet e viktimave të cilat po të kishim strukturat e duhura do të ishin parandaluar do të  mbeten thjesht numra.

Dhe nga ana tjetër Ministri Çuçi do të vazhdojë të paguhet me paratë e gjakut të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat