“Tek Lana ke mundësi të testosh nuhatjen”, Kalo thirrje për pastrim

Shqipëria

“Tek Lana ke mundësi të testosh nuhatjen”, Kalo thirrje për pastrim

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 08:18
Mjeku Infeksionist Tritan Kalo

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo, ka sjellë në vëmendje rëndësinë dezinfektimeve të ambienteve të ndryshme në Tiranë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kalo shkruan se me rritjen e temperaturave, institucionet duhet t’i kushtojnë kujdes të veçantë pastrimit të rrugicave e dezinfektimit në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksioneve.

“Meqenëse jemi te problemet e Tiranës sonë, a do fillojnë rrugët e rrugicat e saj të pastrohem? Po dezinfektimi, apo deratizimi i saj a do të fillojnë vallë…. Insektet sëmundje përhapëse dhe brejtësit sëmundje s’jedhës janë shtuar shumë….Nëse kalon mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh shqisën e nuhatjes, nëse ajo është e prekur apo e dëmtuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….Kutërbon një erë aq e rëndë sa të krijohet mendimi se gjendesh mbi një kolektor të ujërave të zeza….Taksat e pastrimit ne i paguajmë rregullisht për çdo muaj…..Përsa kohë frymojmë na takon të gjithëve edhe të reagojmë…. Jo sy e gojëmbyllur bashkëqytetarët e mi të kryeqendrës së trojeve Arbërore…..Together forever”, shkruan Kalo.

Ndërsa është ndalur tek degradimi i një ndërtesë në Tiranë, Kalo thotë se pavarësisht premtive nga ana e qeverisë, ajo ndodhet në gjendje të shkatërruar.

Reagimi:

Kohë kovidiane….3.07.2021….Rikujtesë…”Është koha për punë të mëdha” – E.R……Me marjen e Mandatit të tretë qeverisës nga Maxhoranca e sotme në Shtator 2021, shpresoj që krahas “punëve të mëdha” të mos lihen mënjanë edhe kryerja e “punëve të vogla”…..Çatia e këtij pallati të ndodhur vetëm 50 metra larg vendit ku lindi dhe u burrërua Kryeministri ynë, është dëmtuar gjatë tërmetit rrënimtar të 26 Nëntorit 2019…..

Të nesërmen para kamerave televizive banueses së njërit prej apartamenteve, duke i puthur dorën KM i premtoj se riparimi do të ndodhte në javët më të afërme……Edhe pas 19 muajsh çatia është po aq e rrënuar, dhe banorët e apartamenteve poshtë saj vijojnë të banojnë te të afërmit e tyre……

Vjeshta po afron dhe do jetë e treta që do e gjejë çatinë në të njejtën gjëndje…Të shpresojmë që ky apel të dëgjohet dhe më pas të veprohet…. Mqse jemi te problemet e Tiranës sonë, a do fillojnë rrugët e rrugicat e saj të pastrohen….Po dezinfektimi, dezinsektimi apo deratizimi i saj a do të fillojnë vallë….

Insektet sëmundje përhapëse dhe brejtësit sëmundje sjedhës janë shtuar shumë….Nëse kalon mbi urat e Lanës ke mundësi të testosh shqisën e nuhatjes, nëse ajo është e prekur apo e dëmtuar nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

KUTËRBON një erë aq e rëndë sa të kijohet mendimi se gjindesh mbi një kolektor të ujrave të zeza….Taksat e pastrimit NE i paguajm rregullisht për çdo muaj…..Përsa kohë frymojmë na takon të gjithëve edhe të reagojmë…. Jo sy e gojëmbyllur bashkëqytetarët e mi të Kryeqëndrës së Trojeve Arbërore…..Together forever!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat