Pas xhamave të zinj në makinat luksoze; janë bosët me miliarda të zeza korrupsioni, trafiqesh e vrasjesh me pagesë

Shqipëria

Pas xhamave të zinj në makinat luksoze; janë bosët me miliarda të zeza korrupsioni, trafiqesh e vrasjesh me pagesë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:44
Ardi Veliu

Ditën e premte, dha provën e qartë platfoma e SHBA në SPAK, duke prangosur zyrtarë policie, drejtësie e eksponentë të trafiqeve, të lidhur me ta dhe të mbështetur e mbrojtur prej tyre, me dekonspirim aksionesh, lirime e mos ndëshkime.

Mirëpo vetë policia, me detyrën si “dorë e parë” goditëse, vazhdon stilin tradicional të zbythjes para krimit; duke i nisur aksionet me bujë dhe duke i ndërprerë, kur zbulon se përballë ka persona me pushtet, me lidhje familjare me ta, biznesmenë dhe “të fortë” që kanë kapur shtetin për fyti. 
Psh, pas ngjarjes në Vlorë, me 4 viktima që vrau djali i biznesmenit Bashkim Madani, duke ecur mbi 200 km/orë me makinë luksoze; policia nisi aksionin e kontrollit për letrat, pronësinë dhe përdoruesit e çdo makine luksoze me xhama të zinj.

Por pas dy ditësh, aksioni u ndërpre me udhër të Drejtorit të Policisë Ardi Veliu, ndërsa regjistri i kontrolleve ishte krejt bosh; me justifikimin se efektivët do përdoreshin për aksionin kundër lokaleve dhe shezlongëve pa leje në plazhe.

Ndërsa e vërteta e ndërprerjes së operacionit, për ndalim-verifikimin e makinave luksoze me xhama të zinj e të atyre që kapardisen pas xhamave të zinj, nuk ka shkak mungesën e forcave policore, siç tha kryepolici Ardi Veliu,

Shkak ishte fakti, se që në kontrollet e para nëpër rrugë e në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fier, Elbasanit, Korçë, Krujë, Burrel, Dibër, Berat, Kukës, Gjirokastër etj; u zbulua se makinat e luksit me xhama të zinj, i kanë ata që kanë pushtetin zyrtarisht; i kanë të fortët që e kanë pushtetin “de facto” dhe fëmijët, dashnoret, sekserët dhe kamikazët e tyre.

Dihet, që në bllok pas xhamave të zinj të çdo makine luksi, janë djemtë e Tomë Doshit e Çim Babasit; djali i Ruçit, i Berishës, Bodes, Fullanit, djemtë e Shkëlqim e Petrit Fushës, djali i Erzen Breçanit e i Irfanit dhe të oligarkëve e kriminelëve të tjerë.

Brenda këtyre makinave me vlerë 100-150 mijë Euro, është vëllai i Monikës dhe ortakët e Ilir Metës; djali i Çuçit, kunati i Bashës e Klosit; kunati i tigrit, djali e vëllai i Ramës, dhëndri dhe vajzat e Fatmir Xhafajt, djemtë e Alaudin Malajt, gruaja e Gjin Gjonit dhe djali i Mimoza Kajo Brahimit e të shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë mbyllur dosje pushtetarësh.

Policia, jo vetëm që e di, por dhe në dy ditë aksion, konstatoi se pas xhamave të zinj të makinave të luksit, janë dashnoret biznesmene, stiliste, këngëtare e moderatore ekranesh, bashkëjetuese trafikantësh të kokainës, armëve dhe prostitutave.

Ndaj u bllokua edhe ky aksion policor, i nisur për të kapur krimin që lëviz i lirë e vepron me makinat e luksit; nga shtetarë, biznesmenë kriminelë të fshehur e kapardisur pas xhamave të zinj.

Sepse përballë fuqisë së tyre, policia është lepur e nuk i prek dot; mbasi ata që janë brenda këtyre makinave luksoze me xhama të zinj;  kanë lidhje të zeza me krerët e lartë të shtetit; dmth., me ata që urdhëruan “manekinin” Ardi Veliu të ndërpriste operacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat