Denaj jep lajmin e mirë për ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë

Shqipëria

Denaj jep lajmin e mirë për ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:26
Anila Denaj

Pas 1 viti e gjysmë pezullimi, mësohet se është hapur me kapacitet të plotë lundrimi i trageteve për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, bën me dije se nga data 5 korrik do të nisin udhëtimet vajtje-ardhje, duke theksuar se kjo është një faktor pozitiv për zhvillimin e turizmit.

Reagimi i ministres Denaj:

Lajm i mirë

Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para.

Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat