Vokshi: SPAK të arrestojë menjëherë Veliajn për shembjen e Teatrit

Shqipëria

Vokshi: SPAK të arrestojë menjëherë Veliajn për shembjen e Teatrit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 14:01
Albana Vokshi

Përmes një deklarate nga selia blu, deputetja e zgjedhur në 25 prill, Albana Vokshi u shpreh se Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetues ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimin për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia.

Vokshi tha e Partia Demokratike i kërkon SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallëzimin për shembjen e Teatrin.

Ajo shtoi se kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Vokshi: Shpallja antikushtetese e ligjit për ndërtimin e teatrit me PPP, që grabiste pronën publike, dhe vendimi për kalimin e Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia bën nul çdo vendimmarrje të Këshillit Bashkiak dhe Erion Veliajt mbi një pronë që nuk ju takon. Ky vendim është i paligjshëm.  Sot të gjithë e dinë se cilët janë barbarët që shkatërruan një vlerë historike dhe shpirtërore të kombit. Sot të gjithë e dinë se beteja disa-vjeçare të Aleancës për Mbrojtjen Teatrin, e Partisë Demokratike dhe qytetarëve që i dolën në mbrojtje godinës ishte e drejtë!

Ajo betejë nuk ishte vetëm për Teatrin Kombëtar, si një vlerë e çmuar e trashëgimisë kulturore, për historinë e arkitekturës, për vlerat shumëplanëshe politike, historike, artistike, kulturore. Jo, kauza e teatrit ishte shumë më shumë se kaq! Ajo ishte dhe mbetet një kauzë në mbrojtje të ligjit themelor që na mban bashkë si shqiptarë, Kushtetutës, një kauzë në mbrojtje të demokracisë.  Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike i kërkon SPAK të ngrihet në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë dhe të nxjerrë nga sirtarët kallëzimin e PD për shembjen e TK.

Gjykata Kushtetuese foli qartë dje se çdo vendimmarrje për Teatrin Kombëtar ka qenë antikushtetuese ndaj kushdo që është kapur në flagrancë për korrupsion aktiv dhe për dëmin financiar miliona euro, të shkaktuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, kushdo që ka abuzuar me pushtetin, duke filluar nga Edi Rama e Erjon Veliaj, çdo nëpunës në administratë që është bërë pjesë e vendimmarrjes antikushtetuese e antiligjore, çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës së shembjes barbare, duhet të përgjigjet para drejtësisë. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe sot SPAK duhet ta tregojë këtë duke arrestuar menjëherë Erion Veliaj, autorin dhe përgjegjësin direkt të shembjes së Teatrit, i cili ka shpërdoruar detyrën dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit ka shkatërruar një pasuri kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat