Sherri me administratorin për lekët e ashensorit, Malaj padit kompaninë

Shqipëria

Sherri me administratorin për lekët e ashensorit, Malaj padit kompaninë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 14:20
Arben Malaj

Ish-ministri Arben Malaj ka paditur në prokurori një firmë të mirëmbajtjes së ashensorëve në Vlorë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pas një konflikti për përdorimin e ashensorit në pallatin të ndërtuar nga Sulo Shehu në Lugomare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku Malaj ka në pronësi të tij një apartament.

Në kallëzimin e siguruar Malaj ka sqaruar të gjithë situatën, ku shpjegon se si nisën debatet mes tij dhe administratorit të pallatit, ku ky i fundit i ka kërkuar një shumë lekësh dy herë për t’u pajisur me chipa për ashensorin.

Image

Sipas Malajt, administratori i ka kërkuar para për shërbime që nuk ofrohen dhe se nuk jepte dokumente për pagesën që duhet të bënte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat