Tragetet nisen nga Porti i Sarandës drejt Korfuzirt

Shqipëria

Tragetet nisen nga Porti i Sarandës drejt Korfuzirt

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:00
Porti i Sarandës

Pas 1 viti e gjysmë pezullim, është hapur me kapacitet të plotë lundrimi i trageteve për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, bën me dije se nga data 5 korrik do të nisin udhëtimet vajtje-ardhje , duke theksuar se kjo është një faktor pozitiv për zhvillimin e turizmit.

"Lajm i mirë! Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para.

Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës", shkruan ministrja në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat