Pallati i dëmtuar nga tërmeti, banorët: Të merren masa

Shqipëria

Pallati i dëmtuar nga tërmeti, banorët: Të merren masa

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:54
Foto

Një bllok pallatesh në zonën e Myslym Shyrit, pranë qendrës së Tiranës kanë pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i dy viteve më parë, por me gjithë kohën që ka kaluar në to nuk është kryer asnjë ndërhyrje. Çatia e pallatit është tërësisht e dëmtuar ndërsa banorët thonë se copa të çatisë dhe tjegullat kanë bien herë pas here duke dëmtuar mjetet e parkuara përreth por edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Tërmeti i 26 Nëntorit të 2019-tës ka dëmtuar këtë bllok pallatesh në zonën e Myslim Shyrit në Tiranë duke u rrezikuar jetën banorëve.

Çatia e objektit të banuar është amortizuar ndërsa tjegullat janë gati të bien.

Të shqetësuar banorët e zonës tregojnë raste ku rrezikun e kanë ndierë shumë pranë pas tjegullat e shkëputura kanë rënë përtokë.

''Është shumë e rrezikshme për këdo. Kur ka rënë tërmeti kanë rënë tulla dhe tjegulla. Një makinë është dëmtuar me xhama me të gjitha. Sikur të bjerë diçka, kemi frikë se do të rrëzohen e do ta pësojë dikush. Nuk duhet lënë ashtu.''

Qytetarët kërkojnë marrjen masave të menjëhershme duke shuar se të tjera lëkundje sizmike të mundshme apo dhe reshjet e vjeshtës do ta përkeqësojnë gjendjen e godinës edhe më keq.

''Shumë rrezik është, si për ne ashtu edhe për makinat, se parkohen makinat aty.''

"Të merren masa se nuk është ndonjë punë e madhe. Është turp kush e sheh ashtu."

"Të vijnë të vënë skela e ta rregullojnë."

Jashtë kamerave qytetarët shprehen se ndërhyrja në godinë nuk po bëhet qëllimisht për ta riparuar pasi po projektohet shpalljen e pallatit si i pabanueshëm me qëllim kthimin e tij në një shesh ndërtimi për kulla shumëkatëshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat