“Frutave dhe perimeve u ka humbur shija”, pesticidet rrezikojnë shfaqjen e kancerit dhe sindromën e autizmit

Shqipëria

“Frutave dhe perimeve u ka humbur shija”, pesticidet rrezikojnë shfaqjen e kancerit dhe sindromën e autizmit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 16:28
Foto

Mes shumëllojshmërisë së frutave dhe perimeve, qytetarët shqiptarë e kanë të vështirë të marrin ato që janë bio, megjithatë mundohet të zgjedhin më të sigurtën e mundshme.

"Ne mundohemi t'i zgjedhim," thotë qytetarja.

"As shije s'kanë, të shtrenjta janë. Nuk e dimë çfarë marrim," thotë qytetarja.

Ndoshta nuk mund të dallojnë nivelin e pranisë së pesticideve, por duke e krahasuar me produktet që konsumonin dikur,  të sotmet  thonë qytetarët nuk kanë më shije.

"Siç i kemi shijuar nuk i shijojmë. Nuk janë as ato zarzavate dhe as ato fruta që kanë qenë më parë. Këto si kastraveci, si domatja të gjitha. Sikur është me kancer brenda ato damarët kështu që s'ke ç'të bësh dhe gjella nuk të bëhet e shijshme," thotë qytetarja.

"Ku janë bio ato, plehra janë të gjitha," thotë qytetarja.

Niveli i lartë i pesticideve në këto produkte ka një rrezik të shtuar për shëndetin e konsumatorëve.

Duke ju referuar studimeve Nutricionistja Diola Dosti thotë se ka një lidhje mes këtyre preparative  dhe shfaqjes së kancerit të  prostatës te meshkujt, por edhe të sëmundjeve të tjera.

"Një efekt tjetër është infertiliteti te meshkujt. Konsumimi i ushqimeve me bazë pesticidesh gjatë shtatzënisë mund të ketë pasur efekt edhe në manifestimin e çrregullimit të autizmit," tha Dosti.

Sipas saj janë disa truke me anë të së cilave mund të dallosh produktin bio.

"Një mollë që është me më pak pesticide ose natyrale është një mollë që ka krimba. Pjesa e mesit e asaj bazës jeshile të domates është e bardhë në rastin kur ka përmbajtje të lartë të pesticideve. Ushqimet kanë një formë jo detyrimisht të njëtrajtshme. Frutat dhe perimet që janë të rritura me hormone janë  të njëtrajtshme dhe kanë pothuajse të njëjtën prerje," thotë Dosti.

Për të shmangur sa më shumë rrezikun prej tyre, Diola Dosti këshillon të konsumojmë  vetëm produktet e stinës..

Frutat dhe perimet janë ato që përdoren  më së shumti në botë.  Mes morisë së ushqimeve,  thotë OBSH ky grup zë rreth 30% të konsumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat