Shpërthen bombola e gazit në Velipojë, plagosen rëndë 4 persona

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në Velipojë, plagosen rëndë 4 persona

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 07:46
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Velipojë, ku ka shpërthyer bombola e gazit.

Bëhet me dije se bombola ka shpërthyer në një banesë në Velipojë, ku kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të një familje.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur katër gra dhe një fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat