Detaji i frikshëm nga shpërthimi në Velipojë

Shqipëria

Detaji i frikshëm nga shpërthimi në Velipojë

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 11:11
Velipojë

Të tjera detaje tronditëse zbardhen nga shpërthimi i gazit në Velipojë, që plagosi rëndë nënën me tre fëmijët e saj.

Shtatë bombola gazi, të cilat dyshohet se kanë rrjedhur, duke shkaktuar ngjarjen tragjike.

Nëna 40-vjeçare, Alketa Gjoka, ishte zgjuar në mëngjes që të bënte një kafe, dhe pikërisht në këtë çast ka ndodhur edhe shpërthimi.

Dyshohet se më parë ka pasur një rrjedhje gazi të bombolave më të vogla, çka ka çuar më pas në shpërthimin e fuqishëm, i cili është dëgjuar në një pjesë të mirë të plazhit të Velipojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat