U përball me të papriturën këtë fundjavë gjatë pushimeve në bregdet, Manjani del me reagimin e revoltuar

Shqipëria

U përball me të papriturën këtë fundjavë gjatë pushimeve në bregdet, Manjani del me reagimin e revoltuar

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 13:15
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale situatën e papritur që i ka ndodhur gjatë pushimeve të tij këtë fundjavë në bregdet.

Postimi i plotë:

Mbrëmë këtu në plazh, kishte party. Dikush festonte ditën e lindjes në një nga beach baret e plazhit. Atmosferë, drita, veshje elegante, parfume, madje kishte dhe policë. Bukur shumë.

Muzika në kupë të qiellit deri në orët e mëngjesit. Vështirë të flije. Hajt më, në plazh jemi edhe do tolerojmë. Fundja ky avaz nuk është i përnatshëm.

Sidoqoftë me cilësinë e muzikës së luajtur mbeta i pakënaqur. Veçanërisht i keqardhur u ndjeva me stonaturën konstante të këngëtarëve live. Ishin dramë! Ishin dhe këngëtarë të njohur. Zhgënjim ishin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat