Detaje nga vrasja në Krujë/ Bashkëshortët jetonin prej vitesh në Tiranë, familjarët: S’kishin konflikte

Shqipëria

Detaje nga vrasja në Krujë/ Bashkëshortët jetonin prej vitesh në Tiranë, familjarët: S’kishin konflikte

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 12:57
Policia

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Bubq, ku një 51- vjeçar vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe tentoi të vetëvritej. Ngjarja ndodhi në orën 10:45, në një magazinë në Bubq të Krujës.

Raportohet se autori i dyshuar i krimit, shtetasi Artan Ismalaj, me profesion kameraman, teksa ishte në mjetin e tij tip “Ford” bashkë me gruan, Klaritën, 45 vjeçe, në rrethana ende të paqarta kanë hyrë brenda në magazinë.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stalle lopësh. Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Mësohet se çifti në fjalë ka në pronësi të tyre një dyqan pranë fakultetit të Inxhinierisë.

Po ashtu nga pohimet e familjarëve të tyre, mësohet se çifti nuk ka pasur probleme. Aktualisht 51-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, pasi goditi disa herë me thikë edhe veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat