Shkrumbohen 2 hektarë pyje dhe shkurre në Vithkuq të Korçës

Shqipëria

Shkrumbohen 2 hektarë pyje dhe shkurre në Vithkuq të Korçës

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Prej më shumë se 24 orësh flakët vazhdojnë të djegin pisha dhe shkurre në Majën e Jankës, të Njësinë Administrative të Vithkuqit në Korçë.

Aktualisht nga flakët janë shkrumbuar 2 hektarë pyje dhe shkurre dhe janë të rrezikuara 15 hektarë të tjerë.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe intensitetit të zjarrit, ende nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e zjarrit.

Përveç banorëve, të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve, në vendngjarje kanë shkuar edhe punëtorët e shërbimeve të njësive administrative të Vithkuqit, Mollajt dhe Drenovës e po ashtu trupat e Mbrojtjes Civile të Korçës.

Pak ditë më parë u përfshi nga flakët edhe Mali i Tomorit.

Mbi 30 hektarë tokë u shkrumbuan duke sjellë kështu një dëm të madh mjedisor, pasi zona ku ka rënë zjarri është e pasur me pemë të larta dhe kafshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat