Aksidentet rrisin gjobat e policisë, në 10 ditë 651 patenta të pezulluara, dhe 26,331 gjoba administrative

Shqipëria

Aksidentet rrisin gjobat e policisë, në 10 ditë 651 patenta të pezulluara, dhe 26,331 gjoba administrative

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Ngjarjet e fundit rrugore kanë rritur më shume force dënuese të policisë ku vetën më 10 ditët e fundit të vendit tonë ndaj 651 shoferëve i është pezulluar leje e drejtimit.

Sipas burimeve nga policia rrugorë shoferëve iu është pezulluar leje për shkak se në të shumtën e rasteve ata kanë bërë parakalime të gabuara por edhe përdorimi i alkoolit është edhe një nga shkaqet kryesore.

Përveç lejeve të drejtimet në total janë gjobitur më masë administrative edhe 26,331 persona.

Policia  thotë se gjobat janë vendosur pasi gjatë këqyrjes me radarë por edhe nga denoncimet të cilët janë bërë nga persona të ndryshëm janë konstatuar të shkelura rregullat e qarkullimit rrugore.

Sipas eksperteve gjobat qe vendosin nga policia nuk është masa e duhur për parandalimin e aksidenteve,  pasi edhe pse gjobat vendosen shoferët vijojnë të jenë ende të lirë në rrugë duke u kthyer në një rrezik të mundshëm.

Vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2021 janë regjistruar  diku të 810 aksidente me makinë. Ne këto përplasje fatkeqësisht rreth 90 persona humbjen jetën.

Por me shifra shqetësuese vijon të jenë edhe aksidentet të cilët përfshihen këmbësor biçikleta apo motoçikleta. Në shifrat e siguruara shikohet se 166 këmbësor janë përfshirë në aksidentet rrugore, 157 me biçikletë dhe 344 me motor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat