Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për Elizabeta Imeraj

Shqipëria

Komisioneri Publik ankimon në KPA vendimin për Elizabeta Imeraj

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 23:01
Elizabeta Imeraj

Komisioneri Publik ka ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për  Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr.363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në vlerësim edhe të rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), konstaton se vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tij.

Dhe se subjekti i rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat