Shqipëria me numrin më të madh të bizneseve në rajon, që përfitojnë nga tenderët publikë

Shqipëria

Shqipëria me numrin më të madh të bizneseve në rajon, që përfitojnë nga tenderët publikë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 08:29
Ilustrim

Një pjesë e madhe e bizneseve në Shqipëri më 2020 i siguruan 75-100 % te të ardhurave vjetore nga kontratat që kanë me qeverinë për punë dhe shërbime.

Shqipëria ka përqindjen më të madhe të bizneseve në Rajon që i sigurojnë të ardhurat në këtë mënyrë. Sipas rezultateve të Anketës nga Barometri i Ballkanit që u publikua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), 17 % e bizneseve të anketuara në Shqipëri i sigurojnë shumicën ose të gjitha të ardhurat nga kontratat me qeverinë.

Në të kundërt në Rajon ka shumë pak biznese që e kanë të varur tërësisht në kontratat publike. P.sh. në Bosnje vetëm 6% e kompanive të anketuara sigurojnë 75-100 te të ardhurave nga kontratat publike, në Kosovë vetëm 1%, në Maqedoni 2%, në Malin e Zi 5% dhe në Serbi 6%.

Në përgjithësi të gjithë bizneset në Shqipëri dhe rajon sigurojnë një pjesë te të ardhurave të tyre nga prokurimet publike. Por në Shqipëri ndikimi i sektorit publik në të ardhurat e kompanive është më e lartë se në rajon, edhe pse Shqipëria ka buxhetin publik më të ulëtin në Rajon në % të PBB-së.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave në rajon (përveç Kosovës), në rreth 26-27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 35-40% e PBB-së që është mesatarja e vendeve të tjera të rajonit. Si rrjedhojë qeveria është e detyruar të shpenzojnë për administratën, punë publike, subvencionet e pensioneve, pagesat e borxheve etj, maksimumi 29-30% të PBB-së, në mënyrë që të ruajë parametrat e deficitit buxhetor. Ndërsa shtetet e tjera, duke mbledhur me shumë të ardhura kanë luksin që të hedhin më shumë para në ekonomi.

Varësia më e lartë ndaj fondeve të shtetit, u ka dhënë bizneseve më shumë garanci për aktivitetin e tyre gjatë vitit pandemik. I njëjti indeks tregoi se në vitin e pandemisë, rënia e besimit të kompanive shqiptare ishte më e moderuar dhe mbeti në nivelin e mesatares rajonale (46). Më pesimistët ishin subjektet nga Kosova besimi i të cilëve u përgjysmua dhe ata nga Mali i Zi. Të dy këto vende shënuan dhe nivelin më të ulët të indeksit, në 44.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat