Tërhiqet Kuvendi, anulon vendimin që ua mbylli dyert gazetarëve

Shqipëria

Tërhiqet Kuvendi, anulon vendimin që ua mbylli dyert gazetarëve

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 14:56
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi është tërhequr nga vendimi që ky institucion mbyllte dyert për gazetarët, duke mos i lejuar këta të fundit më marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve.

Kjo solli dhe reagimin e fortë të gazetarëve, të cilët e kundërshtuan, madje u ngritën edhe në protestë.

Pas protestës dhe reagimeve të forta edhe nga BE, Kuvendi është tërhequr dhe lejon që gazetarët dhe kamerat të futen në komisionet parlamentare. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur dokumentin, ku theksohet se janë pranuar 5 kërkesat e gazetarëve.

“Lidhur me kërkesën për lejimin e prezencës fizike të gazetarëve në komisionet parlamentare si dhe lejimin e përdorimit të aparateve celularë në ambientetet e komisioneve nga ana e tyre, kjo kërkesë merret në konsideratë, duke u mundësuar atyre aksesin e plotë të çdo informacioni, përtej asaj që mundëson sistemi,”–shkruhet ndër të tjera në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat