Petrit Vasili: SPAK ka probleme me “shikimin”!

Shqipëria

Petrit Vasili: SPAK ka probleme me “shikimin”!

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:17
Petrit Vasili

Nën-kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet pesimist dhe sulmon ashpër SPAK-un, pas operacionit që u finalizua sot në Lushnjë, me arrestimin e kreut të Bashkisë, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion.

Me anë të një shënimi në Facebook, Vasili thotë se SPAK nuk sheh nga afër aferat korruptive të vetë Ramës apo Veliajt, por shkon në Lushnjën e largët me merret me gjëra të vogla.

Postim i plotë:

SPAK ka probleme me “shikimin”!

SPAK ka sy shume “te mprehte” dhe shikon deri larg,  deri ne Lushnjën e Tushës se Bashkisë, por Edi Ramin dhe Erion Veliajn nuk i sheh dot se i ka shumë afër.

SPAK është “sëmurë”, SPAK nuk shikon nga afër, por vetëm larg.

SPAK duhet çuar tek okulisti, që të rregullojë shikimin dhe të ndërrojë gjyzlykët për të parë edhe nga afër, megjithëse Teatrin e shohin edhe të verbëritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat