Reagon PD: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS në krye të AMA-s

Shqipëria

Reagon PD: Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS në krye të AMA-s

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:48
Albana Vokshi

PD ka akuzuar përmes deputetes së zgjedhur më 25 prill, Albana Vokshi kryeministrin Rama lidhur me kreun e AMA-s që pritet të votohet nesër në Kuvend.

“Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.” -shkruan Vokshi  në një postim në facebook, ndërsa apelon se qeverinë të tërhiqet nga ky votim.

“Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kercënuar nga nje regjim autoritarist që qendron në pushtet me votë të vjedhur!”- përfundon Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat