Linda Rama puthje dhe përqafime me Yuri Kim

Shqipëria

Linda Rama puthje dhe përqafime me Yuri Kim

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 20:54
Yuri Kim dhe Linda Rama

Mbrëmjen e sotme u organizua një pritje në Pallatin e Brigadave, ku u festua triumfi më i fundit i diplomacisë shqiptare.

Në 11 Qershor Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit  për një mandat 2 vjeçar dhe padyshim këto momente ishin të rëndësishme për të gjithë.

Pjesëmarrës në këtë mbrëmje festive ishin kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe shumë personalitete politike të tjerë, të cilët herë pas here trokitën edhe gotat.

Mirëpo, ajo ç’ka tërhoqi më shumë vëmendje ishte raporti i zonjës Rama dhe Yuri Kim, të cilat në fund të festës shkëmbyen edhe puthje. Ky veprim bëri që shumë koka të kthehen, duke mos përjashtuar edhe kamerat që nuk i shpëtoi ky moment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat