Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Koplik, në gjendje të rëndë gruaja

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Koplik, në gjendje të rëndë gruaja

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, 7 korrik në një shtëpi në Koplik.

Mësohet se shtetasja S.Kukaj ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm duke shkrumbuar gjithçka në katin e parët të banesës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e repartit zjarrfikës të cilët kanë shuar menjëherë flakët.

Ndërkohë shtetasja S.Kukaj ka qenë me familjen në shtëpi në momentin kur ka rënë zjarri dhe ka marrë dëmtime të rënda në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat