“Nuk flas si deputet, por si shqiptar”, Gjoni në fjalën e fundit në Kuvend: Parlamenti më i mirë në 30 vitet e postkomunizimit

Shqipëria

“Nuk flas si deputet, por si shqiptar”, Gjoni në fjalën e fundit në Kuvend: Parlamenti më i mirë në 30 vitet e postkomunizimit

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 13:34
Kuvendi i Shqipërisë

Sot po mbahet seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, ku mbi 80 deputetë nuk do të ulen më në karriget e kuvendit pasi nuk morën mandatin.

Ralf Gjoni, një ndër deputetët që nuk do të jenë më pjesë në fjalën e tij të fundit tha se ky është parlamenti më i mirë në 30 vitet e postkomunizimit.

Ai tha se po flet si shqiptar dhe jo si deputet në këtë seancë, duke theksuar se do të vijojë të punojë për  të vendosur sadopak demokraci në këtë qoshe të Ballkanit.

“Mendoj që ka qenë parlamenti më i mirë në 30 vite post komunizmi  e them me bindje, ka ekspozuar shumë të këqija apo shumë të mirë. E zhveshëm politikën shqiptare nga petku. Ekzpozuam jo vetëm dashakeqësinë por mbi të gjitha ekspozoi demokracinë e listave. Çfarë nuk është futur edhe çfarë nuk  ka dalë nga kjo sallë. Hapëm debat ndërkombëtar kur askush nuk fliste për lista të hapura para dy vitesh. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e vërtetoi që kishim të drejtë. Ende nuk jemi ndarë nga e shkuara jonë komuniste. Janë kryer krime makabre dhe askush nuk është ndëshkuar. E sanksionuam kapjen e shtet shqiptar. Ndryshimi vjen vetëm nga poshtë, vetëm nga populli. Vetëm kur ky popull do e kuptojë rëndësinë atëherë do të ketë ndryshim. Unë nuk do të flas si deputet por si shqiptar sot. Këto dy vite kanë qenë me korrektësi parlamentare. Treguam që demokracia do të ketë. Do ta mbyll fjalën time me një shprehje të preferuar të Churcill, ‘Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes përveç formave të tjera të provuara kohë pas kohe’. Beteja vazhdon dhe personalisht do të vijoj të punoj për  të vendosur sadopak demokraci në këtë qoshe të Ballkanit”, tha Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat