U hodh nga ballkoni pas sherrit me burrin, flet e afërmja e 24-vjeçares që mori vendimin drastik

Shqipëria

U hodh nga ballkoni pas sherrit me burrin, flet e afërmja e 24-vjeçares që mori vendimin drastik

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:39
E afërmja e viktimes

Mbrëmjen e kaluar një ngjarje tronditëse ndodhi në Durrës, ku një 24-vjeçare i dha fund jetës, sipas policisë pas debateve me bashkëshortin e saj 31-vjeçar.

Anisa Gjini u hodh nga kati i tretë i banesës katër katëshe dhe gjeti vdekjen, teksa pak minuta pas ngjarjes policia arrestoi bashkëshortin e saj.Të gjithë ngrenë supet për motivet që çuan në aktin e rëndë të së resë. Si të afërm ashtu edhe fqinjët, flasin se burrë e grua, prindër të një djali 3 vjeç shkonin shumë mirë.

“E kam nipin e burrit. Kanë shkuar aq mirë sa i kishte zili gjithë bota. Ka qenë punë momenti, nuk di gjë. Kur na lajmëruan kemi ardhur, kishte marrë fund çdo gjë. Nuk kemi gjetur njeri aty, as vjehrrën, kunetërit i ka pasur në Greqi.

Nuk ka pasur njeri nëpër këmbë që ta pengonte. Me burrin ka shkuar shumë mirë. Kanë punuar të dy, ai në ndërtim. Nuk kishin probleme ekonomike, të hysh brenda nuk i mungon asgjë. Dhe policia kur kishte ardhur kishin thënë jemi habitur. Nuk kanë pasur debate”, tha e afërmja.

Ndërkohë pritet dëshmia e bashkëshortit për zbardhjen e ngjarjes dhe ekspertiza e mjekoligjorëve për vdekjen e 24-vjeçares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat