Edmond Spaho paralajmëron: Do të përdorim të gjitha format dhe mjetet për...

Shqipëria

Edmond Spaho paralajmëron: Do të përdorim të gjitha format dhe mjetet për...

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:10
Edmond Spaho

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse do të rrinin në Parlament dhe nuk do të linin mandatet, Spaho u shpreh se, e vërteta është se ai ishte një parlament i blerë, monopartiak që nuk sheh interesat e popullit, por vetëm ato personale të kryeministrit Rama, i cili ka kapur të gjitha pushtetet. Ndaj, sipas Spahos, opozita do të përdorë të gjitha mekanizmat që ka në dorë për të kthyer demokracinë në vend, të marrë peng nga mazhoranca.

“E vërteta është se është një parlament i blerë, monopartiak, që nuk sheh interesat e popullit, por ato personale të edi ramës.

Ai ka kapur të gjitha pushtetet, edhe në nivel qendror edhe në nivel vendor. Ne do të përdorim të gjitha format dhe mjetet për ta kthyer demokracinë në vend.”, vijoi Spaho në intervistën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat