Basha pret delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Shqipëria

Basha pret delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:54
Pamje nga takimi

Kreu i Partisë Demokratike, ka pritur ditën e sotme në selinë blu delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, me kreu Bruna Ceka.

Në një postim në Facebook, shkruan se vlerëson rolin që diaspora shqiptare  në SHBA ka dhënë dhe jep për çështjet kombëtare, ndërsa ka qenë edhe bashkëpunimi dhe kontributi i shqiptaro-amerikanëve për forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare. Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat