Mjeku i njohur shqiptar rendit shenjat që identifikojnë variantin “Delta”

Shqipëria

Mjeku i njohur shqiptar rendit shenjat që identifikojnë variantin “Delta”

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:21
Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se varianti “Delta” i COVID-19 është 40 % më i transmeutueshëm në krahasim me variantet e tjera.

Ai u shpreh në Euronews Albania se ndonëse transmetueshmëria mbetet e lartë, simptomat e këtij varianti janë më të lehta dhe nuk ka vend për frikë dhe panik.

Por çfarë shenjash ka ky variant tek trupi i njeriut? Simptomat kryesore të variantit “Delta” thotë z. Alimehmeti janë; dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët.

“Simptomat janë më të lehta. Simptomat janë dhimbje koke, dhimbje grykësh dhe sekrecione nga hundët”, tha ai.

Mjeku pohon se ata që kanë marrë të dyja dozat e COVID-19 janë më të mbrojtur nga variantet e reja.

Ministria e Shëndetësisë deri tani nuk e ka konfirmuar prezencën e variantit “Delta” në Shqipëri, por mjeku Alimehmeti bën apel për kujdes.

“Edhe mund të jetë (varianti i “Delta” e COVID-19”. Duhet të kemi të kujdesshëm, por sinjale alarmi të mëdha për momentin nuk ka”, shton ai, duke paralajmëruar se ulja e temperaturave gjatë stinës së vjeshtës mund të ndikojë në përkeqësim të situatës epidemiologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat