Ilir Demalia: Kryebashkiaku Tushe nuk është një peshk i madh

Shqipëria

Ilir Demalia: Kryebashkiaku Tushe nuk është një peshk i madh

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:59
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia, ka komentuar operacionin e djeshëm në Lushnje nga SPAK, ku në pranga ranë 11 persona, mes tyre edhe Kryebashkiaku Fatos Tushe.

Sipas tij, Tushe është një peshk i madh, por është një mizë në menderen e buallit të korrupsionit shtetëror gjatë 30 viteve.

"Tushe nuk është një peshk i madh, por është një mizë në menderen e buallit të korrupsionit shtetëror në këto 30 vjet. Çdo kriminel që arrestohet është një vënie e drejtësisë dhe një ndëshkim për të krijuar precedent që nuk mund të sillen më kështu me zyrat e pushtetit. Nëse do të shkohet vetëm për të krijuar një imazh të funksionimit të drejtësisë nëpërmjet ndëshkimit, arrestimit, dënimit të zyrtarëve të nivelit të tretë të katërt, kjo nuk do të jetë vendosje e drejtësisë, sepse drejtësia do të vendoset atëherë kur të kapet demi për brirësh, dhe brirët janë pushtetin e lartë.

Korrupsioni në të gjithë botën ka të njëjtën situatë, por korrupsioni në Shqipëri është i bazuar në një ligj kriminal që është dakordësuar në parlamentin shqiptar që në ’92 me ligjin 75/01,(ligji I pronës) nga të dyja palët. Dhe ky ligj asnjëherë nuk është ngritur asnjëherë nga asnjëra palë për t’u abrovuar të paktën formalisht, megjithëse dëmi është bërë dhe është i pariparueshëm. Mbi bazën e këtij ligji janë bërë të gjithë aktet kriminale, është bërë grabitje pronash private e publike duke legalizuar krimin. Në një kohë kur pronarët e vërtetë, ata që kishin prona para lufte dhe ja mori regjimi komunist, Enver Hoxha i ruajti kadastrat, këto i dogjën kadastrat. Këto i morën të gjithë pronat dhe i legalizuan në pushtet, a mund të ketë një akt më kriminal në një shtet, nga të dyja palët”, tha Demalia për Ora News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat