Aksident në autostradën Levan-Tepelenë/ Përmbyset makina, shpëton për mrekulli shoferi

Shqipëria

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë/ Përmbyset makina, shpëton për mrekulli shoferi

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 13:31
Foto nga aksidenti

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në autostradën Levan-Tepelenë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, në afërsi të fshatit të Kashisht.

Sipas dyshimeve paraprake mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Në automjetin e përmbysur në kanalin anësor udhëtonte vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, e cila po heton për rrethanat e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat