Kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, gjendet 7-vjeçari

Shqipëria

Kishte humbur në plazhin e Shëngjinit, gjendet 7-vjeçari

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Policia e Shëngjinit ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije, i cili kishte humbur në zonën e plazhit. Në një njoftim policia bën me dije se 7-vjeçari u është dorëzuar familjarëve pa asnjë problem shëndetësor.

Njoftim i policisë

Shëngjin, Lezhë

Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.
Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.
Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat