Bizneset kërkesë qeverisë: Të shtyhet fiskalizimi

Shqipëria

Bizneset kërkesë qeverisë: Të shtyhet fiskalizimi

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:42
Shpëtim Agolli

Biznesi i vogël dhe i mesëm i kërkon Qeverisë të shtyjë procesin e fiskalizimit.  Sipërmarrësit sipas kryetarit të Shoqatës për Tiranën Shpëtim Agolli janë të papërgatitur për ta zbatuar në terren dhe në pamundësi për ta përballuar financiarisht.

“Për shkak se biznesi i vogël kaloi një krizë të madhe për shkak të pandemisë ne kemi kërkuar shtyrjen e kësaj reforme fiskale,” thotë ai.

Aktin normativ që shtyn penalitetet ndaj tatimpaguesve që nuk zbatojnë ligjin për në janar të vitit të ardhshëm Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e konsideron gjysmak.

I domosdoshëm sipas bizneseve është rimbursimi i kostove që reforma fiskale gjeneron.

Rreth 34 mijë sipërmarrje sipas Tatimeve do të përfshihen në fazën e dytë të fiskalizimit për transaksinonet mes njëri-tjetrit pa para në dorë.

Më 1 shtator reforma pritet të shtrihet dhe për bizeneset që i kryejnë këto transaksione me konsumatorin.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në total parashikon që procesi i fiskalizimit  të përfshijë 100 mijë sipërmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat