Ndahet nga jeta zyrtari socialist, mesazh prekës nga deputetja dhe kryebashkiaku

Shqipëria

Ndahet nga jeta zyrtari socialist, mesazh prekës nga deputetja dhe kryebashkiaku

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:48
Gëzim Dhima

Kreu i degës së PS-së për zonën e Mbrostarit në Fier, Gëzim Dhima, është ndarë nga jeta.

Lajmi bëhet i ditur nga bashkëpunëtorët e tij ndër vite, ndërsa kryetari i bashkisë së Fierit, Subashi, deputetja Antoneta Dhima  kanë shprehur ngushëllimet për familjen e Dhimës.

"Na le pa fjalë, Gëzim Dhima! Dhimbje e madhe, humbje e pazëvendësueshme!

Një shok i mirë, një baba shembullor, një njeri me zemër të madhe për gjithë komunitetin që e deshe dhe i shërbeve pa kufi. Do na mungosh shumë Gëzim!

I paharruar qofsh për të gjithë miqtë, të dashurit dhe të afërmit e tu! Krenar me ty, për rrugën që ecëm së bashku! I paharruar do të mbetesh miku im", shkruan Armando Subashi.

Përmes një mesazhi, deputetja Dhima shkruan se 'humbëm socialistin e devotshëm dhe kurajoz.

“Jam pa fjalë për ndarjen krejt papritur nga jeta të shokut dhe mikut tonë Gëzim Dhima.

Humbëm sot një shok dhe një mik të mrekullueshëm, humbëm njeriun fjalë ëmbël dhe buzagaz, humbëm njeriun simbol të mirësisë dhe mirëkuptimit, humbëm njeriun punëtor dhe të palodhur, humbëm socialistin e devotshëm dhe kurajoz, humbëm njeriun që çdo ditë kujdesej për familjen dhe fëmijët e Tij.

Fati nuk ishte me ty miku im! U prehtë në paqe dhe i përjetshëm kujtimi! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve ! I paharruar shoku dhe miku im” shkruan deputetja socialiste Antoneta Dhima.

Dje ishte zv/ kryeministri Erion Braçe që ndau një lajm të trishtë për të gjithë socialistët. Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruante se Kujtim Rrusho, një “socialist  themeli”, kishte ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat