Nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit, Rama: Hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë

Shqipëria

Nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit, Rama: Hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 08:53
Aeroporti i Kukësit

Këtë të premte kanë nisur dhe fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines.

Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë do të jetë 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.

Lajmin për nisjen e fluturimeve e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama përmes  një postimi në rrjetin social Facebook.

Kreu i qeverisë shkruan se këtë të premte hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat