Priten ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

Shqipëria

Priten ndryshime të reja në Policinë e Shtetit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:25
Ardi Veliu

Që prej orës 8 të mëngjesit drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu ka thirrur në mbledhje të gjithë shefat e komisariateve.

Kjo është mbledhja e dytë që Veliu organizon me drejtuesit e komisariateve në harkun kohor të 1 muaji.

Mbledhja vjen pas ndryshimeve të bëra në 9 drejtori në të gjithë vendin.

Pas ndryshimeve të bëra në drejtoritë vendore të policisë, kryepolici Veliu pritet të bëjë një ristrukturim dhe te komisariateve apo zëvendës drejtorëve në qarqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat