Avioni nga Zvicra me 67 pasagjerë ulet në aeroportin e Kukësit

Shqipëria

Avioni nga Zvicra me 67 pasagjerë ulet në aeroportin e Kukësit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 14:31
Aeroporti i Kukësit

Aeroporti i Kukësit këtë të premte ka pritur zyrtarisht dhe ndalesën e avionit të parë me pasagjerë nga Zyrihu.

Avioni është ulur rreth orës 12:45 në aeroportin e Kukësit, i hapur sot zyrtarisht për fluturimet komerciale. Rama e cilësoi këtë aeroport portën e dytë të qiellit të Shqipërisë.

Fluturimi i kthimit nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines pritet të kryhet po sot, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zürich.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.

Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat