Aksidenti i tmerrshëm ku vdiqën dy vajza të reja/ Nëna e njërës prej viktimave shpërthen e revoltuar

Shqipëria

Aksidenti i tmerrshëm ku vdiqën dy vajza të reja/ Nëna e njërës prej viktimave shpërthen e revoltuar

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 15:21
Aksidenti i tmerrshëm

Pasi Gjykata ka dënuar me vetëm 4 vite burg Behar Pemën, i cili i dehur në timon goditi makinën e 4 vajzave të reja, duke i marrë jetën Lusinda Garunja dhe Zheneta Qellia.

E ëma e njërës prej vajzave ka reaguar për këtë vendim skandaloz duke shkruar se nuk kërkuan të bëjnë vetëgjyqësi, por shkruan se sipas Gjykatës jeta vlejti vetëm 4 vite burg.

“Me 13 shtator ne ditelindjen tende Lusi, fryma e jeta jeme, ta moren jeten padrejtesisht... ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por ne arkivolin e ftofte...

E dje ty e shoqen tande Xheni te vrane per se dyti... ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vdekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin... Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote.... Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre denimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera dhimbjen tone”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat