Valbona Zhupa emërohet në krye të ATSH-së

Shqipëria

Valbona Zhupa emërohet në krye të ATSH-së

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për emërimin e Valbona Zhupës në detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Vendimi u mor pas lirimit nga detyra të Armela Krasniqit, e cila u zgjodh kryetare e Autoritetit të Medieve Audiovizive (AMA).

Valbona Zhupa ka përfunduar studimet në vitet 1996-2000 në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Filologji, Dega Gjuhë-Letërsi Shqipe.

Në vitet 1999–2001, gazetare kulture dhe sociale tek gazeta “Koha Jonë”. Në 2001-2004 ka punuar në gazetën “Zëri i Popullit”, gazetare kulture dhe sociale. Ndërsa në vitin 2001-2011 ka punuar drejtoreshë e Zyrës së Shtypit/ Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në bashkinë e Tiranës.

Në periudhën 2013 – 2016 ka qenë zv.drejtoreshë dhe drejtoreshë e Informacionit pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Nga nëntori 2016 e në vazhdim Valbona Zhupa ka punuar shefe e redaksisë së emisioneve tematike dhe autore e emisionit “Qyteti im” pranë Televizionit Publik Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat