Zbardhen detajet: 24 vjeçarja u hodh nga ballkoni pas sherrit në çift

Shqipëria

Zbardhen detajet: 24 vjeçarja u hodh nga ballkoni pas sherrit në çift

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Alfred Gjinin, bashkeshortja e te cilit disa dite me pare u hodh nga ballkoni pas nje sherri ne cift.

Ai do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimeve për ngjarjen e rëndë. Gjini akuzohet për “shkaktim vetëvrasjeje”, vepër penale kjo që parashikon dënim nga 3 deri në 7 vjet burg nëse gjykata e shpall fajtor.

Mbrëmjen e 6 korrikut, Anisa Gjini u hodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen pas një konflikti për motive të dobëta me bashkëshortin e saj.

Tragjedia në familjen me origjinë nga Librazhdi la pa prindër dhe djalin e mitur të çiftit. Hetimet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes që çuan në vdekjen e nënës së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat