Punëtorët sezonalë të bllokuar në Qafë Thanë

Shqipëria

Punëtorët sezonalë të bllokuar në Qafë Thanë

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 08:27
Punetoret sezonale te bllokuar ne Qafe Thane

Punëtorët sezonalë shqiptarë që shkojnë në Maqedoninë e Veriut, prej ditës së djeshme janë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës. Ata thonë se autoritetet e vendit fqinj nuk i lejojnë të kalojnë me pretendimin se kanë mungesë dokumentacioni.

Një prej tyre është shprehur se punon prej 10 vitesh në anën tjetër të kufirit, por këtë herë ata nuk janë lejuar të kalojnë, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe kryeministrit Rama.

“Ne jemi 3 veta nga familja që punojmë në Maqedoni. Kam 10 vjet që punoj atje. Dje kam ardhur dhe më thanë nuk do kalosh se kemi urdhër, na kthyen mbrapsht. Disa nuk do ti lejojnë të kalojnë për 3 muaj. Ku do punojmë ne? Ku do hamë?”, ka thënë një prej punonjësve sezonalë.

Sipas tyre, shteti duhet të marrë marrë masa për të zgjidhur këtë situatë, pasi jaën afro 200 persona që kalojnë vetën në mëngjes në Maqedoninë e Veriut për të punuar. Mirëpo, deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e kësaj problematike.

“Çfarë bën shteti jonë? Le të na gjejë punë .Edi Rama thotë që kemi shtetin fqinj, ngrihen njerëzit na kthejnë mbrapsht. Shteti duhet të marrë masa. Mund të jemi rreth 200 veta në mëngjes, që di unë.”

Ndërkohë, nga pala maqedonase janë shprehur se punëtorët sezonalë shqiptarë nuk mund të kalojnë në anën tjetër të kufirit pasi nuk plotësojnë kushtet e vendosura prej tyre për këtë persona. Megjithatë, as vetë punëtorët nuk i dinë specifikisht se për çfarë kushtesh bëhet fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat