Autobusi ra në përrua, kush është i riu që humbi jetën

Shqipëria

Autobusi ra në përrua, kush është i riu që humbi jetën

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 16:57
Ledian Lami

Ledian Lami mbeti viktimë e aksidentit të rëndë të ditës së sotme në Gramsh. I riu, rreth 30 vjeç humbi jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në nj përrua në afërsi të fshatit Bregas.

Të plagosur mbetën gjithashtu edhe 9 persona të tjerë. Sipas uniformave blu, pasagjerët u nxorrën nga autobusi nga shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit.

Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat