Nuk zbatuan orarin zyrtar, policia gjobit administratorët e dy subjekteve në Shëngjin, ja emrat

Shqipëria

Nuk zbatuan orarin zyrtar, policia gjobit administratorët e dy subjekteve në Shëngjin, ja emrat

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 17:28
Foto

Policia e Lezhës ka ndëshkuar me masë administrative, administratorët e 2 lokaleve në Shëngjin, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar.

Mësohet se personat e gjobitur janë Petrit Syla dhe Gust Uldedaj.

“Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorët e subjekteve, shtetasit P. S., banues në Tiranë dhe G. U.,banues në Lezhë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat